Tragjedi në Pistoia në Itali. Për familjen Reçi jeta nuk do të jetë më njësoj. Djali i tyre, Danieli, 18 vjeç, humbi jetën në gjumë në shtratin e tij.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

I riu nuk ishte zgjuar mëngjesin e mërkurës. Për këtë arsye ka shkuar mamaja për ta ngritur. Por djali i saj nuk merrte më frymë dhe zemra i kishte pushuar së rrahuri. Në vendin e ngjarjes arritën mjekët dhe karabinierët, por nuk mund të bënin asgjë. Trupi i pajetë i Danielit është dërguar në spital ku pritet që të kryhet një autopsi për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Daniel Reçi e kishte lënë atdheun për një të ardhme më të mirë. Ai kishte shkuar në Itali majin e vitit të kaluar kur ishte vetëm 17 vjeç.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com