Babë e bir kanë humbur jetën në fshatin Bruçaj të Dukagjinit, pasi u qëlluan për vdekje me armë zjarri.
57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra, rreth 30 vjeç u ekzekutuan në pritë, teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër.
Banesa ishte djegur vetëm një natë më parë nga persona të paidentifikuar, me sa duket në një krim të planifikuar më herë me detaje.
Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes, teksa në Shkodër janë vendosur patrulla në pikat hyrëse dhe dalëse.