VMRO-DPMNE thotë se derisa, babai i Drin Ahmetit qëndron mbi kokën e kryeprokurorit Islam Abazi, Prokuroria do të heshtë

VMRO-DPMNE thotë se derisa, babai i Drin Ahmetit qëndron mbi kokën e kryeprokurorit Islam Abazi, Prokuroria do të heshtë, madje edhe sikur të ngre hetim, atë do ta mbyll pa padi. Deputeti Dragan Kovaçki deklaron se këtë më së miri e dëshmon fotografia e bërë në atmosferë familjare, ku shihet se vëllai i kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili është babai i Drin Ahmetit, që tashmë është bashkëpronar i Qendrës “Soravia”, qëndron mbi kokën e shefit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, Islam Abazi.
“Është fare e qartë pse Prokuroria ka heshtur prej ditësh dhe nuk i lejohet të hapë procedurë se si nipi i Aliut, Drin Ahmeti, ka fituar 39% të qendrës afariste “Soravia” pa paguar asnjë denarë. Është qesharake dhe tragjike në të njëjtën kohë njoftimi me të cilin Prokuroria u bën thirrje institucioneve të nisin procedurën, dhe është edhe më tragjike që prokuroria thekson se hap çështjet në bazë të zërave kur ekziston dyshimi i rëndë për krim. Pra, çfarë është më evidente nga ajo se nipi i Ali Ahmetit, një politikan nga i cili varet qeveria, merr 39% të një objekti biznesi prej 30 milionë eurosh? Drin Ahmeti, nipi i politikanit Ali Ahmeti, pa investuar asnjë denarë, fiton 12 milion euro pjesëmarrje në objekt afarist,” tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.