Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për siç tha angazhimin dhe mesazhet e qarta në qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas një njoftimi të presidencës serbe, pos këtij falënderimi gjatë një takimi që pati me shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjeneralin Daniel Hokanson, Vuçiq foli edhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit, miqësisë dhe besimit ndërmjet forcave të armatosura të Serbisë dhe SHBA-së.

Vuçiq ka theksuar se Serbia, duke ruajtur neutralitetin e saj ushtarak, është e gatshme të përmirësojë bashkëpunimin e partneritetit me ushtrinë amerikane për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Më tej thuhet në një njoftim se gjenerali Hokanson ka falënderuar Vuçiqin për udhëheqjen e tij në një situatë të vështirë “pa të cilën do të rrezikohej paqja dhe stabiliteti në rajon”.

Ai gjithashtu theksoi kontributin e madh të Forcave të Armatosura të Serbisë në misionet paqeruajtëse në botë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com