Zgjedhja e rektorit të UT-së në një proces të komprometueshëm
Zgjedhja e rektorit të UT-së në një proces të komprometueshëm, kur kundërkandidatët tërhiqen nga gara dhe akuzojnë se ka pasur presion ndaj stafit akademik, duhej të ishte alarm për ministrin e Arsimit dhe Shkencës që ato zgjedhje t’i shpallë jolegjitime dhe të shpallë zgjedhje të tjera që do mbaheshin në mënyrë të rregullt e të drejtë, pa lën dyshime për procesin zgjedhor.
Ne e respektojmë autonominë e UT-së, si një universitet i ngritur me gjakun dhe djersën shqiptare në Maqedoni, andaj nuk dëshirojmë të mbajmë anën e askujt, por dëshirojmë ta shohim një rektor të zgjedhur në mënyrë dinjitoze e të pranuar nga të gjithë në atë institucion të lartë
arsimor, si dhe larg ndikimit të partisë “non grata”.