Një fëmijë 3 vjeçe e cila ishte raportuar e humbur në plazhin e Spillesë është gjetur nga policia e shtetit.
Sipas policisë gjetja e fëmijës u kryer brenda pak minutave, teksa lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare, pasi ishte larguar nga prindërit. Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar 3-vjeçaren tek prindërit, ndërsa nuk kanë konstatuar asnjë dëmtim në trupin e saj.