4 Korriku i shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara na e ndërmend 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi Kontinental e deklaroi pavarësinë e kolonive amerikane, duke e lindur kështu shtetin e lirisë e demokracisë.

Dhe, duke i takuar një kombi që miqësinë amerikane e ka sprovuar në vështirësi, sepse “miku i mirë njihet në ditë të vështirë”, shqiptarët mbeten gjithmonë populli më proamerikan jo vetëm në rajon, por edhe në botë.

Liria e Kosovës i detyrohet pikërisht SHBA-së, e cila – si asnjëherë më parë – më 24 mars 1999 vendosi ta ndëshkojë forcërisht agresorin, duke i dalë në ndihmë viktimës.

Në të vërtetë, jo më pak SHBA-ja ka dëshmuar aleancë edhe me Maqedoninë e Veriut dhe me shqiptarët që jetojnë këtu, duke na mbështetur dhe përkrahur gjithnjë në rrugën euroatlantike.
Duke ia uruar 4 Korrikun e Pavarësisë gjithë popullit amerikan, uroj që miqësia shqiptaro-amerikane të jetë e përjetshme!

Kryetari i AlternAtivA-S
Afrim Gashi

Mgid