VMRO-DPMNE-ja vazhdon të mbajë më lart rejtingun e saj politik se sa partitë e tjera në vend.

Në anketën e fundit të IRI-t të realizuar në periudhën prill-maj të këtij viti, 19% e të anketuarve kanë deklaruar se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, do të kishin votuar për partinë e Mickoskit.

Mbështetja për LSDM-në shënon ulje dhe tani është në 11%, BDI-ja do të merrte 8% të votave kurse Aleanca për Shqiptarët 5%. 15% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk do të votonin kurse 18% janë të pavendosur.

Sa i përket punës së ministrave, Oliver Spasovski radhitet i pari tek maqedonasit ndërsa Artan Grubi tek shqiptarët në pyetjen se cili ministër e bën më mirë punën./TS/