Të tronditur nga tragjedia ë ndodhi në liqenin e Banjës, ku babai me dy djemtë dhe nipin e tij u mbytën, banorët në Gramsh kanë kërkuar që të rrethohet liqeni, e po ashtu të vendosen roje.

Banorët shprehen të shetësuar për rrezikun që mund t’u vijë nga liqeni, teksa kërkojnë që të vendosen tabelat përkatëse që instruktojnë njerëzit të mos lahen, pasi rrezikojnë të mbyten.

“Jemi aq shumë të rrezikuar sa s’ka, sidomos për fëmijët e vegjël. Nuk as roje, asnjë gjë, është katastrofë. Ne na kanë lënë pas dore, jemi të mbaruar, po u përplase dole nga makina dhe re në liqen, je i mbytur”, u shpreh një prej banorëve.

Një tjetër banor shprehet se institucionet duhet që të marrin masa.

“Jemi shumë të tronditur, 4 varre në një shtëpi. Është shumë i rrezikshëm, se duhet të bënin rrethime të liqenit. Tabela jo, roje jo, s’ka asnjë gjë aty. Këtu s’ka institucione”, tha qytetari.

Arben Zogu, 46-vjeç bashkë me dy djemtë e tij Rubensin 19-vjeç dhe Estin e vogël 14-vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç u mbytën pasditen e 21 korrikut 2023. Ata kishin shkuar për tu larë.