Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, ka folur në Frontal për përfshirjen së tij në incidentin në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se qëllimi i deputetëve ishte që ta shmangnin situatën e krijuar.

“Unë dhe deputetët e PDK-së ishim të interesuar të shmangim këtë situatë dhe këtë tension. Shihet në kamera që ata i sulmojnë së pari deputetët tanë. Keni parë reagimin e Bislimit kur deputetja Musliu e vendosi foton te karrigia e Kurtit. Hedhja e ujit nga ana e Lushtakut nuk ishte sulm. Situata ka qenë e pakëndshme”, tha ai.
Beqaj është parë që gjatë përleshjes i kanë mbetur në duar syzet e ministrit të Financave, Hekuran Murati por deputeti i PDK-së, ka thënë se nuk e ka idenë sesi ndodhi kjo.

“Unë e kam parë Hekuran Muratin duke sulmuar deputetët tanë, dhe nuk e di se si syzet e tij kanë përfunduar në dorën time, kur i kam parë syzet vetëm ia kam dorëzuar syzet atij”, ka thënë Beqaj në Frontal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume