Zv/kryetari i Lëvizjes BESA, Arijanit Hoxha sonte ka nisur një rrugëtim të ri, pra një nisme të re për formimin e partisë politike në Maqedoninë e Veriut.
Ai sonte është parë në një tubim me deputetin e BESËS, Bastri Bajrmin dhe Valon Belën që ditë më parë braktisën Bilall Kasamin dhe Lëvizjen BESA, përcjell TS.
Hoxha në Facebook ka shkruar vazhdon bashkë në sfidat dhe rrugën e re!
“Kordinim me bashkë mendimtarët. Vazhdojmë bashkë në sfidat dhe rrugën e re!” ka shkruar Hoxha.

Ndryshe dje Hoxha u largu nga BESA për shkak bllokit opozitar mes Kasamit, Mexhitit dhe Gashit.

“Më lejoni që përmes këtij postimi t’ju njoftoj se nga sot distancohem plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar” duke vlersuar se aktorët kryesor, bartës të kësaj nisme nuk kanë për qëllim rotacionin politik, por thjesht “lavazhin” e figurave politike të cilët jo shumë larg nga sot ishin pikërisht aktorë për mbajtjen gjallë të qeverisjes aktuale dhe parandaluan rotacionin në kampin politik shqiptar.
Për detajet rreth bindjeve politike dhe njerëzve të cilët ndajnë mendimin e njejtë politik me mua do të ju njoftojmë përmes paraqitjes publike gjatë kësaj jave” kishte shkruar Hoxha një ditë më parë.