Gjykata kushtetuese në seancën e sotme nuk miratoi vendim për iniciativën e partisë politike “E Majta” për vlerësimin e kushtetueshmërisë së tre neneve nga Ligji për evidencë amë.

Siç informuan nga Gjykata, gjykatësi raportues Darko Kostadinovski propozoi që të ngritet procedurë, respektivisht në fazën e ardhshme të vlerësohet kushtetueshmëria e tre neneve, të cilat përfshijnë të dhënë kombësinë në librat amë të të lindurve, të martesave dhe të të vdekurve nga Ligji për evidencën amë, por ky propozim nuk e ka marrë shumicën e nevojshme, që do të thotë lënda mbetet e hapur edhe më tej.

“Në pajtim me Rregulloren të Gjykatës kushtetuese, vendimi merret me të paktën pesë vota ‘për’”, thonë nga Gjykata kushtetuese.

Iniciativa u parashtrua më 3 korrik të vitit 2023 nga ana e partisë politike “E Majta”.

Ndërkohë, nga dita e hënë (18.07.2023) Drejtoria për udhëheqjen e evidencës amë vazhdoi të ndajë certifikata pa grafën kombësinë, respektivisht si ishte para se ministri Krenar Lloga ta parashtrojë udhëzimin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume