Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim të drejtpërdrejtë në televizonin T7 tha se vendimi i sotëm për dorëheqje ishte i mirëmenduar për të lehtësuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian.

“Nuk është vendim i momentit por ishte një vendim i mirëmenduar. Para dy muajve kishte një kusht nga Hristijan Mickoskit që ne e pranuam sfidën dhe po të njejtën e thamë edhe sot, sepse ai kërkon qeveri monoetnike dhe nuk e ka aq problem t’i pranoj bullgarët në Kushtetutë. Sot dorëzuam kërkesën me shkrim për dorëheqjet tona, vetëm e vetëm që opozita maqedonase t’I votoj ndryshimet kushtetuese dhe Maqedonia të vazhdoj rrugëtimin për në BE”, tha Grubi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume