Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve brendapartiake të ditës së sotme në një konferencë për shtyp ka shpallur edhe rezultatet e tyre në 14 degët e BDI-së.
I pyetur për Grupin e zjarrit, i cili pasditen sotme i quajti këto zgjedhje një farsë, ai u përgjigj se këto zgjedhje kanë qenë zgjedhjet më të lira dhe demokratike të mbajtura ndonjëherë deri më sot në BDI.
Ai tha se edhe atë, Grupi i zjarrit, kanë qenë të lirë të kandidohen dhe të votojnë si për kryetarë dege si për anëtarë kryesie.