Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj.

Ai tha se që nga orët e para të luftës çlirimtare, bashkëluftëtari i tij, Heroi i Kosovës Fadil Nimani besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta.

“Ai ishte gjithmonë në vijën e parë të luftës për liri, kudo që e kërkonte nevoja. Do të kujtohet ndër breza për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur. Po sot, kujtojmë 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ai po ashtu kujtoi bashkëluftëtarët e tij të betejës së Gllavicës së Pejës dhe ata të Zonës së Nerodimes, Brigada 162 “Agim Bajrami”, ku ranë heroikisht duke luftuar me armikun.