Ish-kryeministri Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër, siç ka thënë ai, skuta.

Ai e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për zhvillim të bisedimeve në hotele të plazheve.

“Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim i Hotit u bë pas bisedës së zhvilluar të hënën me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për ulje të tensioneve dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Takimi Kurti-Lajçak ndodhi në Greqi në kuadër të Simpoziumit SYM.