Arjanit Hoxha në “Summer Click” në TV21 tha se garanca e rrugëtimit europian i vendit është alternativa e vetme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Hoxha tha se është i bindur se VMRO-DPMNE punon kundër shqiptarëve.
“Propozimin që e jep z.Mickoski për modelin kroat, nuk është kundër bullgarëve, por kryekëput kundër shqiptarëve. Ju e shihni se komunat që udhëhiqen nga z.Mickoski, parandalojnë përfshirjen e shqiptarëve në institucione. Është rasti në komunën e Resnjës ku shqiptarët nga 10 për qind, tani janë 12 për qind, ndërsa në administratë i keni 6 për qind, nuk keni asnjë punësim për 2 vjet me vendim pune për shqiptar. E keni rastin në komunën e Butelit, ku vet dolën afaristët dhe thanë se 12 leje ndërtimi i janë prishur biznesmenëve shqiptarë, ose e keni rastin në komunën e Gazi Babës ku asgjë nuk ka lëvizur në pjesën shqiptare”, tha Hoxha