Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani përmes një postimi në facebook ka ironizuar me një pankartë të komunës së Kërçovës që është vendosur në qytet me mesazhin “Mirë se erdhët bashkëqytetarë nga diaspora”!

Ja postimi i plotë i Limanit:

MIRËSEVJE MËRGIMTAR NË QYTETIN KU :

• Milionerët përvetësuan pronën, parcelat, viset dhe pasurin që u takon Juve…

• Të janë mbyllur shtigjet dhe në kufi duhet të presësh më shumë se 6-7 orë, duke t’i zier kockat krijesat, për të cilët fale gjithçka…

• Të shohin, trajtojnë e përllogarisin vetëm si “bank’notë” dhe pasi të rjepin (duke rritur çmimet vetëm në kohën e ardhjes Tuaj) me padurim presin të largohesh nga vendi…

• Mbeturinat kundërmojn në çdo burim, përrua, lum, livadh, kodër, rrugë…, që u takon Juve…

• Qent enden nëpër oborre, rrugë, lagje, trotuar, qytetet dhe spitale.., të cilat duhet të jenë në shërbimin Tuaj…

• Zhurma deri në mëngjes, çrregullimit në komunikacion, zënkave nëpër parkime, restrikcionet me ujë, ajëri i papastërt.., mbeten shpërblim i ardhjes Tuaj…

• S’ka kushte spitalore, s’ka arsimim adekuat, s’ka zhvillim, s’ka freski, s’ka lumturi, s’ka shpresë, s’ka jetë sepse s’ka Rini…

*P.S.

Mirësevje i mërguar në qytetin e vjedhur, në qytetin që udhëhiqet nga horrat, të cilët vendin e kanë lyer me buzëkuq sa për t’i humbur rrudhat e pleqëris !!!