Mariçiq: Të mos përfundojmë përsëri në dhomën e pritjes së BE-së, nevojiten vendime të përgjegjshme nga deputetët

Në përvjetorin e parë të Konferencës ndërqeveritare me çka Maqedonia e Veriut hapi negociatat me BE-në, krenohem me faktin se institucionet e vendit me sukses i zbatojnë skriningjet dypalëshe përmes angazhimit të fuqishëm, si në Shkup ashtu edhe në Bruksel, ka shkruar zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Bojan Mariçiq në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk, me rastin e përvjetorit nga mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Disa muaj më parë para përfundimit të fazës së skriningut nga bisedimet i kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për hapjen e kapitujve dhe për hyrjen në proceset e reja të integrimit tonë evropian”, tha Mariçiqi.
Për atë hap, shton Mariçiqi, janë të nevojshme vendime të përgjegjshme të deputetëve të shprehura përmes plotësimeve të nevojshme kushtetuese.
“Vetëm në atë mënyrë nuk do të ngecim përsëri në dhomën e pritjes dhe izolimit dhe vetëm kështu do ta arrijmë qëllimin – MK në BE deri në vitin 2030. Në përfundimin e vitit të parë nga fillimi i negociatave, shpreh mirënjohjen time për aleatët tanë evropianë për gjithë mbështetjen që marrim dhe që na thanë qartë se dera për zgjerimin e BE-së është e hapur, ndërsa kjo për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut është mundësi e rrallë e cila nuk është për t’u lëshuar”, ka shkruar Mariçiqi në Fejsbuk.