Izet Mexhiti, lideri i “Grupit të Zjarrt” i cili ditë më parë edhe zyrtarisht u largua nga BDI dhe paralajmëroi formimin e një lëvizje të re politike, për TV24 ka deklaruar se arrestimi i Ismet Gurit është bërë për defokusim të opinionit dhe presion.
“Nuk do të hyjë në lëndën, por tajmingu është zgjedhur për defokusim dhe presion. Nuk mund ta njoh më BDI-në. Është bërë simbiozë e asaj që ishte regjimi i Gruevskit dhe Thaçit. Me shkarkimet dhe diferencimet mendojnë se do të mbjellin frikë dhe askush nuk do ta shpreh mendimin e vet, por kjo do t’u kthehet si bumerang”, tha Mexhiti

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume