Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit.
Klankosova mëson nga burimet e saja se babai e ka vrarë të birin i cili ishte me të meta mentale dhe gruan e tij e më pas edhe veten.

Për vdekjen e tre personave, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume