Në operacionin e SPAK në pranga raportohet të ketë rënë edhe Astmer Bilali, ish-kampioni i boksit i arrestuar në të shkuarën si pjesë e “Bajrave” të Shkodrës.

Nga të dhënat e para, ai dyshohet të jetë vënë në pranga si pjesë e grupit kriminal, që deri më tani ka çuar në pranga të paktën 6 persona. Mes tyre janë ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Paraprakisht raportohet se mbi ta rëndojnë vepra të ndryshme penale, si shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale dhe grup i strukturuar kriminal.