Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me Ramën ka diskutuar proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.
Postimi i saj i plotë:Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.
Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.