Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar në mes të Selanikut.

Siç shihet nga pamjet, shqiptari i është afruar tek makina autorit dhe e ka qëlluar me grusht.

Sapo ai është larguar pak nga mjeti, autori e ka qëlluar nga brenda makinës me armë.

Mësohet se shqiptari ka marrë një plumb në shpatull, i cili ka rezultuar fatal.

Sipas mediave greke, më herët të viktima dhe autori kanë qenë në një kafe së bashku.