Qeveria vështirë të bindë opozitën të votojë ndryshimet kushtetuese, pa presionin e të huajve nuk është një mision i pamundur

Vështirë se qeveria e vetme do ta bindë opozitën që të votojë amendamentet kushtetuese, beson analisti Ismet Ramadani dhe kërkon indirekt nga të huajt që të bëjnë presion në këtë drejtim.
Duke folur për TV 24 në emisionin Studio 10, ai shpreh besimin se do të respektohen ende afatet dhe disa nga deputetët e opozitës “do të vënë interesat e shtetit përpara interesave të partisë”.
“Vështirë se qeveria e vetme do të mund ta bindë VMRO-DPMNE-në që të votojë ndryshimet kushtetuese, por me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare ky nuk është një mision i pamundur”, thotë Ramadani.