Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Bazë të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se nuk mund të lejohet që veriu i Kosovës, të bëhet një Donbas i vogël, raporton Klan Kosova.

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Bazë. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as veriu i Kosovës, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të”, ka shkruar Rama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume