Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se është shqetësuese që është duke u zhvilluar një fushatë frikësuese në rrjete sociale ndaj zyrtarëve të komuniteteve që e kanë filluar punën në Policinë e Kosovës në komunat veriore të vendit.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë thirrje që kjo të ndalet menjëherë.
“Policët e rinj nga komuniteti boshnjak, rom, serb dhe turk i Kosovës meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të dislokuar”, ka thënë Rohde./Klankosova.tv