Drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, Driton Nebiu ka dhënë një raport rreth aktiviteteve që ka ndërmarë drejtoria gjatë 100 ditëve të kaluara.

Aktivitetet që përmend ai, thotë se janë arritur në një periudhë vetëm 3 mujor dhe kanë për qëllim shërbimin ndaj institucioneve dhe qytetarëve.

Nebiu thekson se ka marrë iniciativa për të konfiskuar pronat për disa raste që kanë vendime gjyqësore.