Serbia ka kontraktuar një firmë lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shuma që do të përfitojë kjo kompani nga shteti serb, është 60 mijë dollarë (54 mijë e 207 euro) 740 mijë dollarë (668 mijë e 560 euro).

Kjo u bë e ditur nga anëtari i Shoqatës Panshqiptare Faton Bislimi.

Bislimi tha se fokus kryesor i kësaj kontrate është avancimi i pozitës dhe pikëpamjeve të politikës serbe në mediat amerikane dhe ato prestigjioze ndërkombëtare.

“E kam thënë dhe po e përsërisë – beteja më e rëndësishme tash është ajo e PR-it (public relations), veçanërisht në këtë kohë kur ndryshimi (për të keq) i narrativës së historisë së çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës është bërë mision i Serbisë”, tha ai