Edhe për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të jenë prezente gjatë gjithë ditës.

Orët me diell dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në mesditë në relievet e larta malore të vendit.