Një ngjarje mjaft e rëndë ka tronditur Greqinë, teksa autoritetet vendase njoftojnë se kanë gjetur një kokë njeriu brenda një qeseje, njoftojnë mediat greke.

Mësohet se, koka u gjet rastësisht gjatë procesit të selektimit të mbetjeve të përziera në fabrikën e Kompanisë Ndërkomunale të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në Akrotiri, Chania.

Fillimisht u dyshua se koka i përkiste një gruaje, por tashmë mendohet se i përket një burri aziatik. Autoritetet policore që po hetojnë rastin dyshojnë se pjesët e tjera të trupit janë shpërndarë nëpër çanta apo qese të tjera.

Autoritetet greke janë duke punuar për identifikimit të viktimës, por duket se zgjidhja e krimit konsiderohet i vështirë, pasi për më tepër nuk është denoncuar asnjë rast zhdukjeje pranë qytetit Chania.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume