Rreth procesit të djeshëm zgjedhor brenda BDI-së, dyshime për transparencën e procesit ka ngritur edhe studiuesi nga Shqipëria, Elvis Hoxha.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxha thekson se numri i votave të vlefshme në këtë proces kap diku te 15%.
“Prej një postimi të Adnan Azizit mora vesh se në votimet e BDI-së numri i votave të vlefshme kap diku te 15%. Pra, 85% ia kanë fut kot.
Dy janë mundësitë:
1. Ose anëtarët me të drejtë vote nuk kuptojnë as procedurën e thjeshtë të votimit brenda partisë.
2. Ose kryetari mund të tallet lehtë me anëtarët e partisë së vet.
Kur mendon që bëhet fjalë për BDI-në e Ali Ahmetit e kupton se të dyja mundësitë janë njësoj të vlefshme”, ka shkruar studiuesi nga Shqipëria, Elvis Hoxha.