Në vendin “Markovo krushçe” në Vodno sot në mesditë ka shpërthyer zjarr ku është përfshirë bari i thatë dhe bimët me kërcell e ulët.
Zjarri është paraqitur në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 pas së cilës është njoftuar Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjet publike kompetente të Qytetit të Shkupit.
“Ata shpejt knaë dalë në terren dhe kanë shuar zjarrin që kishte përfshirë barin e thatë dhe bimët me kërcell të ulët, ndërsa rrezikohej që ta përfshijë edhe pyllin”, thuhet në kumtesën e QMK-së.