Në rajonin e Shtipit edhe sot zjarrëfikësit kanë intervenuar në tri zjarre. Nga QMK Rajonale – Shtip njoftojnë se është raportuar zjarr në vendin e quajtur “Kisha e Mirjanës”. Në terren kanë dalë me një automjet edhe tre zjarrfikës. Zjarri është lokalizuar në orën 15:40. Nga zjarri është kapluar barë i thatë.
Intervenimi i dytë ishte nga ora 15:00, në afërsi të fabrikës Mebel, ku mbrëmë është djegur byku i vjetër. Në njoftimin e QMK-së thuhet se në terren kanë dalë tre zjarrëfikës me një automjet.
Intervenimi i tretë ishte në orën 15:45 tek ferma e shpendëve në Shtip, ku është raportuar zjarr në barë të thatë. Në terren dolën dy zjarrfikës me një automjet. Zjarri është lokalizuar në orën 16:20.