Nesër në mëngjes 100 ushtarët nga Maqedonia e Veriut do të nisen për në Slloveni, ku do të ndihmojnë në përballje me dëmet pas përmbytjeve katastrofike. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska menjëherë pas vendimit bashkë me autoritetet ushtarake organizoi përcjelljen e ushtarëve për në Slloveni. Ajo tha se Sllovenia ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut 200 ushtarë për t’u dalë në ndihmë por kërkesa për ndihmë teknike nuk mund të realizohet pasi Maqedonia nuk ka kushte. Pjesëtarët e Armatës dërgohen për një periudhë prej 30 (tridhjetë) ditësh për të marrë pjesë në ofrimin e ndihmës për Republikën e Sllovenisë.
“Ju 100 pjesëtarët e armatës, jeni gjysma e asaj që ka kërkuar Sllovenia për personal nga Aleanca e NATO-s dhe më vjen mirë që sapo na erdhi mbrëmë kërkesa u përgjigjëm pozitivisht. Jepni gjithçka nga vetja, ashtu sikurse miqtë tanë slloven na ndihmuan në kohën e zjarreve disa vite më parë.”- deklaroi Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes.