Shkolla e Mesme 7 Marsi në Tetovë ishte nikoqire e mobilitetit të dytë prej datës 01.05.2022 deri datë 07.05.2022 të projektit “Make your school smart” ku morrën pjesë nxënës dhe mësimdhënës të shkollave partnere nga Italia 🇮🇹, Sllovakia 🇸🇰 dhe Lituania 🇱🇹

💡Nxënësit patën mundësi të përvetësojnë njohuritë e tyre mbi përdorimin e aplikacioneve të ndryshme në krijiminin e kuizeve dhe përdorimin e platformës EDMODO në lëndën e matematikës.
Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore hapën dyert për mysafirët në mënyrë që të ndanin eksperiencat e tyre mbi temën në fjalë.

🏞Gjatë javës, mysafirët të shoqëruar nga nxënësit dhe koordinatoret e shkollës për projektet Erasmus+ Nermine Muradi dhe Elona A. Xhemaili, vizituan edhe disa qytete te Maqedonisë së Veriut.
Shkëmbimi i kulturës, traditave dhe eksperiencave ishte në fokus të këtij organizimi.