Dje (09-gusht) në ora 21:30 në rrugën lokale Debresh–Vranjovcë të Gostivarit, B.K.(42) nga Vranjovca, duke drejtuar motoçikletën “Pezho” pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Qendrën Emergjente në Gostivar. Një ekip nga DPB-Gostivarit ka inspektuar vendin e aksidentit.