Alarmon LD-ja: Një familje shqiptare nga Gostivari u maltretua për 20 orë në Serbi, sepse fëmija ka pasur veshur bluzë me shqiponjë
![Alarmon LD-ja: Një familje shqiptare nga Gostivari u maltretua për 20 orë në Serbi, sepse fëmija ka pasur veshur bluzë me shqiponjë](https://tetovasot.com/wp-content/uploads/2023/08/levizja-demokratike-mexhiti-750x430.jpg)
Partia opozitare Lëvizja Demokratike ka alarmuar për një familje shqiptare të Gostivarit, e cila është maltertuar nga policia Serbe, për siç thonë, sepse fëmija i kësaj familje ka pasur veshur bluzë me shqiponjë, transmeton TV21.
Siç bëjnë të ditur nga LD-ja, kësaj familje i është ndaluar edhe hyrja në Serbi deri në vitin 2031.Nga LD-ja kritikojë ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani i cili sipas tyre “nuk ka ftuar ambasadorin serb në bisedë”. Ky veprim i Osmanit sipas LD-së tregon për “ndikimin e politikës serbe në Maqedoninë e Veriut”.
Nga LD-ja kritikojë ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani i cili sipas tyre “nuk ka ftuar ambasadorin serb në bisedë”. Ky veprim i Osmanit sipas LD-së tregon për “ndikimin e politikës serbe në Maqedoninë e Veriut”.
Reagimi i plotë i LD-së:
“Tashmë të gjithë e dinë se në afërsi të Beogradit, një familje shqiptare nga Gostivari është maltretuar nga policia serbe, duke u mbajtur peng për 20 orë. Jo vetëm kaq, por është gjobitur dhe i është ndaluar hyrja në Serbi deri në vitin 2031. Krejt kjo për shkak se fëmija i kësaj familjeje veshur ka pasur një bluzë me shqiponjë.
Fatkeqësisht për këtë lajm akoma nuk ka “dëgjuar” ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili për këtë skandal fyes, është i obliguar ta ftojë në bisedë ambasadorin serb dhe të tregojë se, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e qytetarëve të RMV, vërtet të gjithë janë të barabartë, pra edhe shqiptarët.Kjo heshtje e Osmanit tregon qartë për ndikimin e politikës serbe në Maqedoninë e Veriut.”