Sot në vendin e quajtur Sharra të Rekës së Epërme, do të mbahet manifestimi qendror “Takimet e Rekës së Epërme”, të organizuara nga Shoqata Kulturore “Reka e Epërme”,

Në mesin e mysafirëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë lideri i BDI, Ali Ahmeti dhe ai i ASH, Arben Taravari, përcjellë Klan M

”Edhe Skenderbeu i takon kësaj Trashigimie me monumentet e vjetra me studimet që bëhen, kështu që për ne Reka ështeë fakt kombëtar që me fanatizem duhet ruajtur dhe dua ti inkurajoj dhe ti uroj Shoqatën e Rekës që ta ruajnë ta përparojne kulturen, folklorin gjuhën të folmen e Rekës si trashigimi shumë e rëndesishme e shqiptareve jo vetëm në Maqedoni sepse Reka prek tre kufi Shqiperi ,Kosovë dhe Maqedoni” – deklaroi Ahmeti.

Në pyetjen e gazetarit të Klan Maqedoni se a duhet të bëjë Qeveria diqka më tepër për Rekën e Epërme, kështu u përgjigj lideri i BDI-së.