Ismen Kasami – kryetar dege i partisë Alternativa – Zhelinë përmes një komunikate ka bërë të ditur se duke përcjellur me vëmendje situatën politike brenda partisë, kemi bërë analizat tona si degë e komunës së Zhelinës, që rezulltojnë se vazhdimisht kemi qenë të anashkaluar dhe të mospërfillur nga ana e kryesisë së ngushtë të partisë.
Ai tha se duke shtuar këtu edhe faktin e fundit që si degë nuk kemi qenë në dijeni fare mbi bashkëpunimet eventuale të partisë sonë, që nga sot ne Alternativa – dega e Zhelinës, me në krye kryetarin e degës Ismen Kasami, unanimisht kemi vendosur që t’i shuajmë aktivitetet tona partiake. Nga ky moment, shuhet dega e Alternativës në Zhelinë.
Vendimi merret unanimisht nga anëtarët e degës së Zhelinës!Tetovasot