Shteti i Ukrainës shënon 32-vjetorin e pavarësisë.

Me këtë rast Ambasada e Amerikës në Prishtinë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Kievin duke i ofruar mbështetje për të ardhmen.

“Ukrainasit gjithmonë kanë mbrojtur të drejtën e tyre për të përcaktuar fatin e tyre. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar të ardhmen e ndritur të Ukrainës, një të ardhme ku Ukraina është më e fortë, më demokratike, më e sigurt dhe më e begatë”, thuhet në postim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume