Tre persona nga Shqipëria janë ndaluar sot nga policia në Aeroportin e Ohrit, pasi kishin përdorur pasaporta të falsifikuara britanike.

“Sot (09.08.2023) në ora 14:30 në vendkalimin kufitar të Aeroportit në Ohër, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria M.V (24), B.I (31) dhe një të mitur, të gjithë nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit dhe kontrollit të pasaportave, është konstatuar se personat në inspektim kanë paraqitur dokumente udhëtimi britanike të falsifikuara”, thonë nga MPB.

Personat e arrestuar janë dorëzuar tek Njësia për krim ndërkufitar për proceduim të mëtejshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume