Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e Ridvan Muharremit, i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër” në Prishtinë.
Aksion të policisë ka pasur edhe në hapësirat e MINT, me ç’rast janë arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie, raporton Klan Kosova.
Bastisje në MINT dhe në pronat e Ridvan Muharremit, të përmendurit në aferat “Gruri” dhe “Vaji”
Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në tri pika të ndryshme të Prishtinës. Fillimisht ka bastisur restorantin “Buke e Zemër” në Prishtinë, si dhe shtëpinë e pronarit Ridvan Muharremi.
Aksion të policisë ka pasur dhe në hapësirat e Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy zyrtarëve të kësaj ministrie, raporton Klan Kosova.
Sipas gazetës Nacionale, emrat e të të arrestuarve janë Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.
“Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore, për të cilat ka raportuar më herët gazeta Nacionale”, thekson ky medium.
Klan Kosova ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione rreth këtij rasti dhe është në pritje të përgjigjes.