Po vazhdon bastisja në banesën dhe restorantin e Ridvan Muharremit.

Lidhur me këtë foli avokati i tij, Mahmut Halimi, i cili u shpreh se nuk ka ende një fletarrest për klientin e tij dhe se për këtë janë përgatitur me kohë.

“I ka dorëzuar të gjitha materialet që i kemi përgatitur me kohë. Jemi përgatitur për të vërtetën. Unë me klientin tim iu kemi drejtuar opinionit publik dhe e kemi kërkuar prezencën e forcave të rendit. Atje do të shqyrtohen çështjet dhe do të zbardhet e gjitha”.

Ai shtoi se absolut nuk dyshojnë që ka ndonjë provë për çka dyshohet se është i përfshirë ai dhe se të gjitha në mënyrë perfekte janë përgatitur me kohë,.