Ish-nënkryetari dhe anëtari i kryesisë së BDI-së, Nevzat Bejta deri pak kohë më parë ishte i pakënaqur me zhvillimet brenda BDI-së, duke drejtuar kritika edhe në adresë të Ali Ahmetit, por sot është shfaqur pranë tij në manifestimet kulturore të takimeve të Rekës së Epërme”.

“Në manifestimin “Takimet e Rekës së Epërme – 2023” në organizimi të Shoqatës Kulturore Reka e Eperme, me liderin Ali Ahmeti”, ka shkruar Nevzat Bejta në profilin e tij në rrjetet sociale, përcjell INA.Ai deri tani ishte i pakënaqur edhe me kreun e BDI-së për shkak të mosndryshimit të ministrave, duke qenë pjesë e një grupi të ashtuquajtur “Grupi i zjarrit”, bashkë me Izet Mexhitin, Blerim Bexhetin dhe Musa Xhaferin. (INA)

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume