Në videon e fundit të regjistruar të Yevgeny Prigozhin para se avioni i tij privat të rrëzohej e të shkaktonte vdekjen e tij dhe të ekuipazhit, shefi i Wagner dëgjohet tek thotë: “Ne të gjithë do të shkojmë në ferr, por dhe atje do të jemi më të mirët”.

Pamjet janë shpërndarë në një kanal në Telegram të lidhur me grupin mercenar Wanger.

Në video 62-vjeçari, ngre supet dhe thotë: “Vdekja nuk është fundi, është fillimi i diçkaje tjetër. Kjo është e drejtë! Ne të gjithë do të shkojmë në ferr, por në ferr do të jemi më të mirët.”

Prigozhin mund të shihet duke qeshur në video ndërsa është ulur brenda një tende të improvizuar me ndriçim të ulët duke folur me disa njerëz.

Ora dhe vendndodhja e videos nuk dihen.