Diskriminim në UEJL, Abdylmenaf Bexheti bën hile, reagon familjari: Motra ime me notë mesatare 10.00 nuk shpallet studente e gjenratës

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë ka qenë një ndër universitet më prestigjoze në Maqedoni të Veriut. Vitet e fundit ky univesitet ka humbur kredibilitetin e saj dhe cilësinë e arsimit sa që këtë vit është fshirë edhe nga Lista e Shangajit.
Në lidhje me këto një familjarë një studente të shkëlqyer ka reaguar në rrejtet sociale se në UEJë në krye me Abdylmenaf Bexhetin po bëhen hile dhe diskriminohen studentet. Ai thotë se motra e tij me notë mesatare 10.00 nuk është shpallur studente gjenerate.
“Selam Abdylmenaf Bexheti: motra ime me notë mesatare 10.00, lëre që nuk u zgjodh studente e gjeneratës, për arsyet që tashmë i dini, sot m’u ankua e më tha rektori hapur na paska gënjyer që studentët e UEJL-it brenda gjashtë muajve gjejnë punë. Gjithandej kam aplikuar për punë, asnjëri s’më ftoi në telefon. “Çfarë fati” – më tha të jem te 35 përqindshi që nuk arrijnë të gjejnë punë, me notë mesatare 10.00, kurse ato me 6.00, bëhen profesor” ka shkruar Emir Kurtishi