HIMARË- Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Kudhës në Himarë.

Ata ndezën zjarr në një sipërfaqe pyjore të marrë me qira, me qëllim rigjenerimin e kullotës, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Kudhës.

Ndërkohë është proceduar penalisht për shpërdorim detyre, një inspektor i pyjeve në bashkinë e Himarës