Ish drejtori i FSSH dhe njëherit sekretar i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti i ka dorëzuar postin drejtorit të ri Asaf Abduramanit informon Tetovasot.

Sot, në ambientet e Fondit për Sigurim Shëndetësor, me kënaqësi e prita Dr. Asaf Abduramanin, drejtorin e ri të Fondit. Drejtorit të ri i urova punë të mbarë dhe shumë suksese!tha Ahmeti .

“Shfrytëzoj rastin, të falemnderoj edhe kolegen time, znj. Magdalena Filipovska Grashkoska, për bashkëpunimin e suksesshëm dhe korrekt gjatë bashkëmenaxhimit me fondin”deklaroi Ahmeti.

Fondi për Sigurim Shëndetësor është një nga institucionet më të rëndësishme dhe hallkë kyçe e shëndetësisë në vend. Besoj në kapacitetet intelektuale dhe profesionale të drejtorëve aktualë, dhe jam i bindur që sukseset nuk do të mungojnë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e vendit tonë u shpreh ai.Tetovasot