Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim për A2CNN, ka thënë se sondazhet e fundit të organizatave amerikane, IRI dhe NDI e kanë nxjerrë BDI-në si parti e parë dhe me rritje të mbështetjes në elektorat. 

Sipas zëvendëskryeministrit të parë, BDI-ja ka qenë dhe vazhdon të mbetet partia me mbështetjen më të madhe në elektoratin shqiptarë.

“Sondazhet e fundit nga IRI dhe NDI, thonë se BDI-ja përfaqëson më shumë se 50% të elektoratit shqiptar, po flasim nëse shqiptarët i kanë 250 mijë vota, që dalin që janë aktive në RMV, nga atom bi 125 mijë i takojnë BDI-së. Jemi fitues absolut i të gjitha zgjedhjeve në 20 vitet e fundit dhe e njëjta gjë parashikohet edhe për zgjedhjet e ardhëshme. Vetbesimi rrjedh nga fakti se i kemi realizuar të gjitha çështjet programore, qoftë rroga mesatare, rroga minimale, rritja e pensioneve, qoftë ndërtimi i shkollave, çerdheve, spitaleve”, deklaroi mes tjerash Grubi.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume